Krerët e Shtetit kanë uruar 15 vjetorin e Ditës së Flamurit të Ashkalinjve.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Kryeministri, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zv / kryeministri Behgjet Pacolli, zv / kryeministri Fatmir Limaj, i pari i dikasterit të Administratës Publike, Mahir Yagcliar si dhe deputeti Albert Kinolli uruan qytetarët ashkali dhe posaçërisht deputeti Danush Ademi për Ditën Kombëtare të Flamurit të Ashkalive.
Qeveria e vendit është e përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien e Komunitetit Ashkali dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë .