Tash e vërtetuat hipokritin Ziadin Sela

Autor: Hadi Osmani

Që moti ua thoja por rrallë e besonin se Ziadin Sela ishte kali i trojës në bashkimin e opozitës shqiptare. Dihej dhe shihej haptazi që moti se ky njeri që është i dashuruar thellë me vetveten nuk ka mundësi që të bashkëpunojë me të tjerë. Është thjeshtë e pamundur, e patejkalueshme është Ego-ja e këtij njeriu. Ai i cili i rrinte gaditu me vite e vite të tëra Menduh Thaçit nuk mund të të dalë njeri i së ardhmes. Të rritesh në prehërin e Menduhit nuk të bën lider të së nesërmes por të bën hipokrit ashtu siç është bërë z.Stela. Ky njeri nuk ndalet së llomotituri për bashkim dhe 2 herë që i vjen ftesa ai po e refuzon. E refuzon pasi dëshiron që ai të jetë i pari. Dëshiron që ai ta caktojë vendin se ku do mbahet takimi, se në çfarë ore do mbahet takimi, dëshiron ai të caktojë gjithçka pasi ai mendon se ështē i gjithëdijshëm, flokëgjat, burr mbi burra. Prandaj ai është arsyeja kryesore e mos bashkimit opozitar. Ju thoja që moti por tash besoj që e vërtetuat. Bile që shkrimin e parë që e kam bërë Ziadin Sela më bllokoi, pasi nuk ka njeri që mund tia prish dashurinë që ai e ka për vetveten. Menduh Thaçi mund të jetë si të jetë por është origjinal kurse ky z.Stela po mundohet që të ia kopjojë stilin e tij. Dallimi është se njëri mban mjekër kurse tjetri flokë të gjata dhe se Menduhi përqafohet me Ali Ahmetin kurse Ziadini me Ramiz Merkon. Çfarë koicidence?!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme