Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, në kryeqytet do të mblidhen kryetarët e qyteteve shqiptare.
“Sot në dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës mirëpret kryetarët e Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gostivarit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Ahmeti në këtë shkrim u ka uruar festën e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës./SAKTE.NET