Plagosja e gjashtë personave në Drenas, policia jep detaje

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Drenas kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Policia ka njoftuar se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme. Mosmarrëveshja ka ndodhur ndërmjet shtatë personave ku njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke lënë të lënduar gjashtë të tjerët.

Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.

“Gllogoc, më 17.02.2018-16:20. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që dyshohet se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gjashtë (6) të dyshuarve tjerë dhe për pasojë lëndime kanë pësuar të gjithë (7) të dyshuarit, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha policia.

Pas marrjes së informacionit njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit Glock-17, cal-9×21, një fishekë dhe pesë gëzhoja të kalibrit të njëjtë, një shufër metalike dhe një shkop druri, ndërsa është sekuestruar edhe një veturë e cila dyshohet të jetë e përshirë në rast.

Me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit që ka shtënë me armë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor, tre (3) prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse katër (4) kanë vazhduar tretmanin mjekësor”, njoftoi policia.

Sheshi-Nëna Terezë, Prishtinë, më 17.02.2018-17:46. Viktima mashkull K/Shqiptar në rrethana të panjohura pasi është alivanosur ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme