Gjuriq “dikton” agjendën për Bruksel, Asociacioni e vrasja e Ivanoviqit

U.d. i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, citohet të ketë thënë sot se delegacioni i Serbisë është i gatshëm që në Bruksel, më 26-28 shkurt me përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës të bisedojë për formimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave Serbe (AKS-së) dhe rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Sipas tij nuk ka çështje më të rëndësishme se AKS-ja, ajo është temë mbi tema, u ka thënë ai gazetarëve, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Sa i përket vrasjes së Ivanoviqit, Gjuriq ka thënë se delegacioni i Beogradit pret përgjigje në shumë pyetje, por nuk ka saktësuar se cilat janë ato pyetje që pritka përgjigje Beogradi.

Gjuriq ka thënë se shqetësohet nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mbi mundësinë e politikës së përbashkët Prishtinë-Tiranë, duke e konsideruar këtë si pretendim territorial ndaj shtetit tjetër.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme