Çavuşoğlu: Nëse regjimi hyn për të mbrojtur YPG-në, askush nuk mund t’i ndalë ushtarët turq

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia nuk sheh asnjë problem nëse regjimi sirian hyn në rajonin e Afrinit për të pastruar rajonin nga organizata terroriste YPG/PKK, por paralajmëroi se askush nuk do të mund t’i ndalë forcat turke nëse ai hyn në këtë rajon për ta mbrojtur këtë organizatë terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e shefit të diplomacisë turke erdhën gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas takimit me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi në Aman, pak kohë pasi agjencia e lajmeve SANA e kontrolluar nga regjimi i Bashar al-Assadit paralajmëroi se një grup i quajtur “forcat popullore” do të hyjnë në rajonin e Afrinit të okupuar nga organizata terroriste PYD-YPG/PKK.

“Nuk ka asnjë problem nëse regjimi hyn për ta pastruar YPG-në. Por, nëse hyn për ta mbrojtur YPG-në, atëherë askush nuk mund t’i ndalë ushtarët turq. Kjo vlen edhe për Afrinin, edhe për Menbixhin, edhe për lindjen e Eufratit”, tha Çavuşoğlu.

Ministri i jashtëm turk po ashtu riafirmoi sensivitetin e Turqisë për sa i përket integritetit territorial të Sirisë.

Ndryshe, organizata terroriste PYD/PKK thuhet të ketë përshpejtuar bisedimet me regjimin e Asadit për hyrje në Afrin, pasi humbi kontrollin në më shumë se 70 pika si rezultat i operacionit “Dega e Ullirit” të udhëhequr nga forcat turke.

Më 20 janar, forcat e armatosura turke nisën operacionin “Dega e Ullirit” në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK dhe DEASH-it.

Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme