Dy presona janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë sulmuar tre të tjerë me mjete të forta duke ju shkaktuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i ndodhur në rr. Gryka e Llapit, Podujevë, ka ardhur pas një mosmarrëveshje.
Polica këtë rast e ka cilësuar si tentim vrasje
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta tri viktima meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.