Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se është zhgënjyese për qytetarët ndryshimi i qëndrimit të Haradinajt në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit.
“Ne i patëm thënë Ramushit që në momentin që bën koalicion me Thaçin e Veselin, nuk është që e ndryshon shtetin e Kosovës por e ndryshon qëndrimin tënd. Pushteti ia ndryshoj kryeministrit bindjen. Ai e ka pasur demarkacionin kauzë të rëndëisshme, me të cilën shkoi edhe drejt rrëzimit të Qeverisë Mustafa për t’ia zënë vendin atij, për t’u bërë vet kryeministër. Në moment që ai bëri pakt me Thaçin nuk i ka më bindjen e njëjta. Kjo paraqet gënjeshtër e prandaj edhe zhgënjim për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se deklarata e nënshkruar nga Thaçi e Vujanoviq, nuk është asjgë tjetër përveçse strategji dalëse për Haradinajn, në raport me ndryshimin e qëndrimeve të veta.
“Pra për ta maskuar këtë ndryshim është kjo aneks-marrëveshje. Në aspëktin e të drejtës ndërkombëtare kjo nuk është asgjë tjetër përveç konsum i brendshëm politik. Kjo për Malin e Zi nuk ka kurrfar aspekti obligativ për me u realize”, tha Konjufca.