Krasniqi ia konfirmon ambasadorit amerikan: E gjithë PDK-ja është pro ratifikimit të Demarkacionit

Shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie

Në këtë takim, Krasniqi ia ka konfirmuar edhe një herë ambasadorit amerikan qëndrimin e vazhdueshëm dhe të PDK-së dhe Grupit Parlamentar pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke e theksuar si çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.

Krasniqi theksoi se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe shprehu bindjen se ky konsensus do të rritet.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i kësaj marrëveshjeje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme