Sakte.net / E premte, 14 Tetor 2016 – 12:45
Policia e Hasit ka arrestuar 36-vjeçarin Astrit Shuti, banues në fshatin Branog të Hasit, pasi ka aksidentuar për vdekje një shtetas gjatë ditës së enjte.
Arrestimi u bë pasi në vendin e quajtur “Karburant Xhaferri”, në fshatin Vranisht, duke drejtuar mjetin tip “Ford Focus”, me targë HS 1383 A, ka aksidentuar për vdekje shtetasin me iniciale F.C. Autori më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.