Pak para seancës, Ambasadori amerikan shkon te LDK-ja

Është duke vazhduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të vendosur lidhur me vendimin përfundimtar që ka të bëjë me votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas burimeve të Indeksonline tashmë në këtë takim kanë arritur edhe përfaqësuesit e ShBA-së në Kosovë, ndër ta edhe Ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Ndër të tjerash sipas të njëjtave burime LDK vazhdon të jetë unike me qëndrimin e njëjtë, se nuk do të votohet raporti i propozuar nga komisioni i Shpejtim Bulliqit.

Ndryshe kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës për ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme