Sakte.net / E premte, 14 Tetor 2016 – 17:18
Gjatë vizitës së Kryeministrit, Edi Rama në Serbi është nënshkruar dhe marrëveshja midis dy dhomave të tregtisë së dy vendeve.
Të dy vendet kanë vendosur të themelojnë një dhomë të përbashkët Ekonomike, ku selinë do ta ketë në Tiranë.
Marrëveshja në Formunin e biznesit në Nish e kanë nënshkruar kryetarët e Dhomave Ekonomike Marko Çadezh dhe Luan Bregasi.
Në këtë forum po marrin pjesë rreth rreth 300 ndërmarrës nga Serbia dhe Shqipëria.
Bashkëpunimi ndërmjet ndërmarrësve nga Shqipëria dhe Serbia është tema e forumit të pjesëmarrësve nga të dyja vendet, që filloi punimet në Konviktin e Oficerëve në Nish – në juglindje të Serbisë.
Më herët, në këtë forum morën pjesë edhe dy kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama i Shqipërisë dhe Aleksandar Vuçiç i Serbisë, të cilët kanë folur në forum, ndërkohë që një prezantim për aktivitetin rajonal të Bankës Botërore do ta mbajë drejtoresha rajonale Ellen Goldstein.