Kryetari Çerkezi: Me Ferid Aganin Partia e Drejtësië lejoi t’i humb vlerat për shkak të pushtetit (Video)

Ndërrimi i kreut të Partisë së Drejtësisë dhe rikthimin  në krye të saj të themeluesit Sylejman Çerkezi ka ndodhur për shkak të devijimit të rrugës dhe qëllimit për të cilin është formuar kjo parti konservatore. Kështu të paktën ka deklaruar në intervistën “Saktë” kreu i ri i Partisë së Drejtësisë, Sylejman Cerkezi.

“Partia e Drejtësisë nuk do të duhej të humbte shumëçka nga vlerat e saj, programi i saj për shkak të pushtetit. Me Partinë e Drejtësisë ndodhi që nisi të ndryshojë vlerat e veta vetëm që të jetë në shërbim të pushtetit, kur në fakt duhej të ishte e kundërta”, ka deklaruar Çerkezi, raporton portali Sakte.net

Çerkezi ka deklaruar se Ferid Agani e ka dëmtuar rëndë partinë dhe se më e udhës sikur ai të jepte dorëheqje e mos të arrihej deri në pikën që ai të shkarkohej nga organet e këtij subjekti.

Ai ka thënë se pas sqarimit të ligjshmërisë së vendimeve të fundit të kësaj partie, do të shqyrtohet edhe qëndrimi ose dalja nga qeveria. Çerkezi ka ripërsëritur qëndrimin se kjo parti do ta kundërshtojë versionin aktual të demarkaconit të kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Emisionin e plotë “Saktë” mund ta ndiqni në vegëzën e mëposhtme./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme