Vëllai i ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, Vllatko Mijallkov ka dhënë dorëheqje nga Drejtoria e Doganave. Siç kupton TV 24, dorëheqja është dhënë para një jave për siç thuhet në dorëheqje, për arsye personale.
Mijallkov ka punuar si këshilltar i drejtorit në Drejtorinë e Doganave, por me ndryshimin e udhëheqësisë ai u emërua në pozitën këshilltar i pavarur në procedura doganore.
Nga Doganat thonë se marrëdhënia e punës e Vllatko Mijallkov ka përfunduar pas kërkesës së tij.