Resul Sinani dhe 40 persona të tjerë prezantohen si anëtarë të ri të Nismës

Subjekti politik Nisma Socialdemokrate, ka shënuar katër vjetorin e themelimit. Me këtë rast Nismës nga sot i janë bashkuar një numër i madh personalitetesh nga jeta e ndryshme publike.

Në mesin e tyre është edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Jeton Svirca, prezantuesi i njohur i lajmeve në RTK, Resul Sinani.

Sinani kishte konfirmuar gjatë ditës së djeshme se do t’i bashkohet Nismës për Kosovën. Kishte punuar për 17 vite në televizionin publik të Kosovës.

“Sot kisha menduar që ta kem edicionin e fundit të lajmeve në RTK, në studion ku jemi takuar prej 17 vjetësh, dhe aty t’ju thoja ‘mirëmbetshi’ për herë të fundit me mirënjohjen më të madhe ndaj jush. Mirëpo, siç e keni kuptuar nga shkrimet e sotme në portale, unë kam vendosur që të mos e ushtroj më këtë profesion”, kishte shkruar Sinani gjatë ditës së djeshme.

Lista e plotë e anëtarëve të bashkuar Nismës Socialdemokrate:

Jeton Sfirca, Ilir Rexhepi, Resul Sinani, Gani Pllana, Gani Gjini, Avdullah Klinaku, Rifat Morina, Rrezarta Gashi, Isuf Ahmeti, Sazan Kryeziu, Besnike Rashiti- Xhemajli, Mevlide Jahiri, Xhevdet Krasniqi, Imret Shabani, Blerina Hoxha, Hasan Biraj, Fexhirije Salihu, Albulena Kryeziu, Bajram Sherifi, Driton Zeqiri, Sevdai Robelli, Kushtrim Çekaj, Alfred Krasniqi, Shkumbin Qehaja, Bekim Thaçi, Fitim Halimi, Besnik Shabani, Nexhat Rama, Fjorda Rudi, Hilmi Halili, Dashnim Bajrami, Mehdi Salihu, Xhavit Bungu, Ardian Selishta, Musa Beqiri, Faruk Hoti, Ilir Meha, Pajtim Rama, Bukurije Mehmeti, Donjeta Leci, Arta Abdyli.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme