Rexhep Selimi i ka dy fjalë për Kadri Veselin

Kushdo që pret që Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi, do të mbetet me gisht në gojë.

Kështu i është përgjigjur Kadri Veselit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, se individë brenda VV-së do ta votojnë demarkacionin, Selimi i ka quajtur si deklarata të pavlera.

Selimi ka thënë se Veseli duhet të merret me Listën Serbe me të cilët ai ka koalicion dhe të mos pres vota nga VV-ja.

“Unë nuk komentoj deklarata te Kadri Veselit sepse nuk ia vlen.Ai le ti sheh deputetet e tij dhe të Listës Serbe me të cilët ka koalicion. Deputetet e LV-se e kanë te qartë dhe janë të vendosur kundër Marrëveshjes se Demarkacionit.Kushdo që pret që LVV do ta votojë demarkacionin do të mbetet me gisht në gojë ” ka thënë Selimi për Gazetën Blic.

Seanca për demarkacionin me Malin e Zi është caktuar për nesër nga ora 10:00.

Ndërsa të konfirmuara janë vetëm 78 vota. Për ratifikim të marrëveshjes duhen 81 vota.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme