Kur e synon Kosova anëtarësimin në Interpol

Në nëntor, Kosova synon të bëhet anëtare e Interpolit në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që do të mbahet në Dubai, raporton KTV.

Ministri i Brendshëm, Falmur Sefaj, ka thënë se Kosova është duke lobuar te shtetet anëtare për t’i siguruar votat për anëtarësim në këtë organizatë.

Sefaj ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë pas dështimit që të anëtarësohet vitin e kaluar.

Anëtari i këtij Komisioni, Visar Ymeri, kërkoi sqarim nga ministri Sefaj për një deklaratë të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në këtë raportim të ministrit të Brendshëm, u tha se asnjë kosovar nuk gjendet në listën e të kërkuarve të Interpolit për krime lufte.

Diskutim kishte edhe për tërheqjen e Kosovës vitin e kaluar për anëtarësim në Interpol.

Kjo ishte bërë për shkak të mungesës së votave në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, që u mbajt në Kinë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme