Për çështjen e Demarkacionit dje është diskutuar edhe në takimin ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Një burim ndërkombëtar i ka thënë Klan Kosovës, se Vuçiq i ka bërë me dije Merkelit se ai ka dhënë një “urdhër politik” që deputetët e Listës Serbe ta votojnë Demarkacionin.
Por Vuçiq megjithatë ka thënë se “deputetët vendosin vetë dhe se unë nuk jam zot i serbëve në territorin e Kosovës”.
Megjithatë nëntë deputetët e Listës Serbe akoma nuk shihen në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe zor se do të jenë sot aty për ta votuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.