Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se deputetët e Listës Srpska tani do të zhvillojnë një takim me Kryeministirn Ramush Haradinaj, me të cilin do të diskutohet mundësia e pjesëmarrjes në seancë dhe votimi për demarkacionin.
Ditë më parë Lista Srpska kishte reaguar duke thënë se nuk janë të interesuar për këtë temë. Dje ata kanë bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa sot nuk janë shfaqur në seancë kur është shtyrë ajo për ta ndryshuar tekstin e projektligjit, i cili duhet të reflektojë marrëveshjen ndërmjet partive që është arritur të shtunën.
Haradinaj në një prononcim për media ka thënë se deputetë e Listës aktualisht janë brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Lista Srpska, pas takimit të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq, i cili dje ka qëndruar në Berlin, ku është takuar me Kancelaren Merkel. Kjo megjithatë do të shihet sot gjatë ditës.