Vrau e dogji burrin e vjehrrën, zbulohet lidhja jashtëmartesore e nuses vrasëse

Pas zbardhjes së krimit makabër në Vlorë, ku nusja vrau dhe më pas dogji burrin dhe vjehrrën e saj, një tjetër detaj i rëndë është zbuluar.

Në pranga të policisë për këtë krim të rëndë kanë rënë dy persona, Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e viktimës dhe Kasëm Prirjasi ishin në një lidhje dashurie.

Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë dhe më pas i kanë vënë zjarrin shtëpisë për të zhdukur gjurmët dhe për t’a inskenuar si ngjarje aksidentale.

Ngjarja e rëndë

Më 21 janar të vitit 2018 rreth orës 4:20, në qytetin e Vlorës janë djegur dhe kanë ndërruar jetë nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec.

Një nga pistat që po heton policia është ajo e vrasjes. E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë.

Policia dyshon se dhe zjarri është vënë për të mbuluar gjurmët.

Por, për hetuesit është ende herët për të dhënë një version përfundimtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme