Përmes një postimi në facebook mëngjesin e së premtes kryeministri Edi Rama ka publikuar projektin e ri për vendruajtjet e Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.
Rama ka deklaruar se projekti do të fillojë këtë vit si një prej përparësive të tij.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES dhe me projektin domethënës të vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë, ndërtimi i të cilit nis në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si një prej përparësive të tij
ju uroj një 2 Mars të mbarë
Kujtesa e kombit tonë kaloi përmes një 25-vjeçari shkatërrues dhe ne kemi bërë çmos ta ndalim hemoragjinë e shkatërrimit e të çelim një fazë të re, në çdo aspekt. Me këtë projekt do të ruajmë dokumentet e paraardhësve të secilit prej nesh brenda standardeve ndërkombëtare arkivore, për herë të parë në historinë e vendit tonë. Siç thonë dhe arkivistët, #ArkivatFrymëzojnë