Policia e Tiranës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, dy fëmoijë 1-vjeçarë kanë ndërruar jetë në kryeqytet. Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme që besohet se kanë ndodhur për shkaqe natyrore.
Në rastin e parë mësohet se ka ndërruar jetë më datë 02.03.2018 një fëmijë 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Po më datë 02.03.2018, në banesë, në gjumë, ka vdekur e mitura M.T, 1 vjeçe. Policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.