Evropa, synim i të rinjve të Skenderajt

Të rinjtë e Komunës së Skenderajt nuk shohin shumë perspektivë të zhvillimit dhe punësimit në këtë komunë, dhe si zgjidhje më të mirë për të ardhmen tyre e shohin të jetuarit jashtë Kosovës.

Banorja e Skenderajt, Filloreta Dani, për KosovaPress ka deklaruar se në këtë komunë ka shumë nevojë që të rinjtë të punësohen.

Ajo thotë se po të kishte ndonjë mundësi do të jetonte jashtë Kosovës sepse atje sheh më shumë perspektiv për jetesë.

Edhe Fisnik Rexhepi nuk sheh shumë perspektivë për të rinjtë e kësaj komunë në aspektin e punësimit.

Ai shprehet se mundësia e parë që do i vije do të ikte nga Kosova drejt vendeve evropiane për një të ardhme më të mirë.

“Perspektiva nuk është shumë e mirë, nuk është ndonjë e ardhme e ndritur për rininë tonë, papunësi e madhe e kështu me radhë. Gjithsesi, mundësia e parë që do të na ofrohet do të ecim jashtë, këtu nuk ka asgjë”, u shpreh ky banor.

Skender Shala, për papunësinë dhe zhvillimin ekonomik si në Komunën e Skenderajt, ashtu edhe në gjithë Kosovën, fajin kryesor ia hedhë Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, disa përmirësime janë bërë, por ende ka gjëra që kërkojnë zhvillim.

“Kushtet ekonomike janë të mira, nuk janë edhe shumë të dobëta por sa i takon Kuvendit Komunal, rritja ekonomike… këto janë çështje që i rregullon qeveria, komuna në atë aspektin e saj mirë i bënë disa rregullime, disa përmirësime janë bërë, infrastruktura e këto, por punësim e këto, komuna nuk i rregullon këto gjëra. Me e shikuar gjendjen kryesore dhe faktike, problemi qëndron në Qeverinë kryesore Qe sa na kanë izoluar për viza, a po e sheh çfarë po bëjnë deputetët tanë, vetëm hajgare”, u shpreh Shala.

Por krahas asaj që mendojnë qytetarë të shumë të Skenderajt, banori i kësaj komune, Bekim Ibishi, thotë se gjendja ekonomike tani është më e mirë dhe për këtë mbetet optimist.

Ai për KosovaPress u shpreh se nuk do të dëshironte të jetonte jashtë Kosovës.

“Është shumë e mirë me hapa të mirë, optimist jam… Jo për arsye se kam qenë dhe vetëm mbijetesë është, më mirë jeton në vendin tënd sesa jashtë ”, deklaroi ai.

Kurse në një prononcim për KosovaPress, kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari u shpreh se do të punojnë për zhvillimin e drejtë dhe të pastër të Skenderajt.

“Perspektiva është përpara neve, e kemi obligim ndaj atyre që kanë rënë për Kosovën. Ne e kemi për obligim të zhvillojmë këtë vend drejt dhe pastër e përpara”, tha Jashari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme