Sot, në kuvend, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se aksioni për kapjen dhe konfiskimin e 613 kg kokaine në Durrës, ishte meritë e pastër e autoriteteve shqiptare dhe vetëm.
Ai i ka quajtur dashakeqe reagimet e disa opozitarëve është shprehur se komente të tilla janë antisociale dhe antikombëtare.
Xhafaj ka gjetur rastin për të falenderuar Policinë e Shtetit dhe ka theksuar se ajo është rritur në nivel që përpara katër viteve, se ndodhet në proces, se mbështetet nga autoritetet e huaja dhe se me anë të vettingut do të jetë një ndër policitë më të suksesshme në botë.