Haradinaj:Tre brezat që u flijuan për liri, janë dëshmitar të lirisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në manifestimin e “Natës së Zjarreve” në Skenderaj, tha sonte se nuk ka pasuri më të madhe se sa populli që din me çmuar lirinë.

“Është diçka e rrallë në krejt popujt e botës, e ne e kemi në mesin tonë dhe të mos e harrojmë atë që kemi në mesin tonë, i kemi Ademin, Hamzën e Shabanin e ri, e kemi Muratin, Bekimin, Lulin e Bashkimin edhe e kemi bacën Rifat”, tha Haradinaj dhe shtoi se “Zoti është i madh që na ka fal këtë familje që e kemi në mesin tonë”.

Kryeministri tha se këta tre brezat që u flijuan për liri, janë dëshmitar të lirisë sonë dhe sot bashkohemi t’i kujtojmë ata që ranë për liri, Komandantin Legjendar Adem Jashari e Familjen Jashari dhe të gjithë ata që ranë për liri”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme