A është kushti i Listës Serbe për demarkacionin një komune e re në Gore?! Flet Halil Matoshi e Duda Balje

Lista Serbe ka vendosur si kusht për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, formimin e një komune të re në Kosovë.Më saktësisht kjo parti ka kërkuar që në rajonin e Gorës, i banuar kryesisht me boshnjak të formohet një Komunë e re.Kështu kanë theksuar për “Gazeta Blic” burime të afërta me Qeverinë e Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, deputetët boshnjak në Kuvendin e Kosovës me të marrë vesh këtë informatë kanë kundërshtur, madje edhe kanë kërcënuar me votë kundër Demarkacionit.“Lista Serbe ka vendosur si kusht për të votuar projektligjin për marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, formimin e një Komune të re në Gorë. Mirëpo, deputetët e atij rajoni kanë kundërshtuar këtë nismë, duke kërcënuar se se votojnë demarkacionin”, tha ky burim.Në anën tjetër deputetët e zonës së Gorës kanë theksuar se kanë pasur një informatë të tillë, derisa nga Qeveria e Kosovës mohojnë se Lista Serbe ka vendosur kushte.Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ka qenë pikërisht ajo qe ka reaguar pas shkrimeve në media që Lista Serbe ka kërkuar si kusht që ta votojë demarkacionin, formimin e një komune në Gore.Balje tha se pas shkrimeve se Lista Serbe ka kërkuar një kusht të tillë, ajo është takuar me kryeministrin Haradinaj e i cili i ka thënë asaj se ky nuk kushti i Listës Serbe për votimin e demarkacionit.Deputetja, ka thënë se qëllimi i komuniteti boshnjak është që ta formojë vet në Gore një komunë, por assesi ta lejojë Listën Serbe të formojë një komunë në këtë vend.“Po unë personalisht e kam kundërshtuar një gjë të tillë, ne kemi marrë informata nga media që Lista Serbe ka qit kusht tek kryeministrit për votimin e demarkacionit për me formu një komunë në Gore. Pas kësaj informate ne kemi reaguar dhe me thënë të drejtën ne kemi një kërkesë për ta formuar një komunë atje lartë (Gore) por jo të formohet një komunë serbe. Ne kemi edhe kërkesa në ministri për pushtetin lokal dhe tash unë nuk e di”, ka deklaruar ajo, raporton Gazeta Blic.Balje më tej ka treguar për detajet e takimit me kryeministrin Haradinaj.“Unë kam qenë në takim me kryeministrin i cili ka thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë ata nuk kanë qitë kusht, nuk kemi biseduar asnjëherë për këtë temë.
Ne në media e kemi lexuar, por të mos ndodh diçka e keqe për këtë ne kemi shkuar tek kryeministri dhe tash për tash nuk kanë biseduar me Listën Serbe për këtë temë. Kryeministri ka thënë se ata kanë paraqit kushte të tjera por jo formimin e një komune në Gore”, ka përfunduar Balje.“Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me Këshilltarin për media të Kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi i cili ka mohuar se Lista Serbe ka pasur si kusht për votimin e demarkacionit, formimin e një komune në Gore.Sipas tij, negociatat janë duke vazhduar dhe deri tani nuk ka asnjë kusht të ri. “Jo nuk ka asgjë të vërtetë nga kjo, negociatat janë duke vazhduar në mënyrë institucionale dhe as kushte të reja nuk ka”, ka thënë Matoshi, raporton Gazeta Blic.E për të kaluar marrëveshja me Malin e Zi, duhet votat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ose të Listës Serbe.
LVV tashmë ka treguar qartë qëndrimin e saj që nuk do ta votojë këtë marrëveshje për demarkacionin.Ndërsa Qeveria e Kosovës është duke i vazhduar negociatat me Listën Serbë për ta arritur një marrëveshje për ta tejkaluar çështjen e demarkacionit.Kujtojmë se ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Slavko Simiq, i cili u ka dërguar një letër deputetëve dhe anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës, duke u ka kërkuar, që të mos marrin pjesë në procesin për zgjidhjen e problemit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.Slavko Simiq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përmbushen disa premtimet fillimisht e pastaj të ndërmerren hapa të tjerë.Kujtojmë se, Seanca për Demarkacionin me Malin e Zi brenda pak ditësh është ndërprerë tri herë.Ndërsa ende nuk dihet se kur do të mbahet vazhdimi i seancës për demarkacion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme