Këta janë dy vëllezërit e vrarë të familjes Maloku nga Malisheva (Foto)

Me datë 09.03.2018, në orën 01:10, stacioni policor në Malishevë ka marrë informatë për një rast plagosjeje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Policia përmes një komunikate për media njofton se patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Policia i jep inicialet e viktimave:

Sh.M., kosovar/ shqiptar, lindur më 1973

B,M., kosovar/ shqiptar, lindur më 1984

Mësohet se emrat e viktimave janë Shani Maloku dhe Bahri Maloku.

“Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme