BE kërkon formimin e Asociacionit: Dialogu teknik vazhdon nga 19 deri më 21 mars

Dialogu teknik ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë që nga data 19 deri më 21 mars.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka kërkuar gjithashtu formimin e Asociacionit si marrëveshje e arritur në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Që nga fillimi duhet ta kenë të qartë dy palët që Asociacioni duhet të zbatohet pa vonesa. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet e tjera që janë arritur”, tha Kocijançiq për Tanjug.

Asociacionin e kërkoi edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Madje ai bëri thirrje te Lista Serbe që nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, atëherë ta rrëzojnë qeverinë.

Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian ditë më parë në një përgjigje për lajmi.net nuk kishte treguar datë për vazhdimin e dialougt në nivel të lartë. Pra ndërmjet presidentëve. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme