Në parku e “Gërmisë”, në Prishtinë sot është parë një lloj gjarpri i quajtur (Vipera Ammodytes), raporton Gazeta Blic.
Në fotot e dërguara nga lexues të “Gazeta Blic”, shihet qartazi se si ky lloj i gjarprit endej në këtë park.
Pas disa hulumtimeve që i kemi bërë në Wikipedia del se ky gjarpër i quajtur (Vipera Ammidytes), bën pjesë në top llojet e gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.
Ky lloj i gjarprit është ditur se është prezent në Ballkan por askujt nuk do t’i shkonte mendja që ky gjarpër do të gjendet vend edhe në Kosovë.
Andaj qytetar, kujdes të shtuar sidomos në ditët me diell kur shkoni në parkun e Gërmisë, sepse mund të hasni në një nga llojet e këtij zvarraniku.
/GazetaBlic