Buxheti po rrezikohet seriozisht nga Kryeministri Haradinaj

Gjashtë muajt e Haradinajt në ekzekutiv, për vendime të paarsyeshme e shpenzim buxheti

“Veç m’u ka tek” ka qenë arsyetimi i kryeministrit Haradinaj për shumë vendime të marra gjatë 6-mujorit të qeverisjes së tij.

Falja e mbi 58 milionë eurove borxh kompanive të ambalazhit të ujit ka qenë njëri prej vendimeve të kabinetit qeveritar. Por, ky vendim i tetorit të vitit të kaluar, u ndryshua në shkurt të këtij viti. Ky ndryshim përcakton krijimin e lehtësirave për ambalazhuesit e ujit.

Më 5 mars, qeveria ka marrë vendim që të ndajë 1 milion euro që të paguhet rryma që shpenzojnë banorët e komunave veriore, raporton kohanet.

Qeverisja Haradinaj, gjatë 6-mujorit të parë, do të mbahet mend për vendimin që vetes t’ia rrisë pagën për 100 për qind.

Pasi ky vendim u dërgua në Kushtetuese nga partitë opozitare, qeveria e pezulloi atë derisa Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë lëndën.

Analistët vlerësojnë se qeverisja Haradinaj nuk i ka plotësuar pritjet e qytetarëve për të sjellë ndryshime. Madje, sipas tyre puna e kësaj qeverie u karakterizua me vendime të ngutshme e vetjake.

Një vendim tjetër i kryeministrit Haradinaj, ai për shkarkimin e bordit të Agjencisë së Akreditimit, i ka kushtuar kësaj agjencie me përjashtim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Në ditën kur u ndanë 500 mijë euro për shënimin e 550-vjetorit të Skënderbeut, ministri i Financave Bedri Hamza, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të mbetet pa rezerva shtetërore.

Nga 4 milionë e 800 mijë euro sa është shuma e rezervave shtetërore, gjatë

qeverisjes 6-mujore të Haradinajt, janë shpenzuar mbi 2 milionë euro.

Kurse, vetëm në 4 muajt e parë, kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt, kishte ndarë afër 4 milionë euro nga kategoria e “shpenzimeve të paparashikuara”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme