E mërkurë, 19 Tetor 2016 – Sakte.net
Një person i moshës 18-vjeçare nga Ferizaj i ka dhënë fund jetës së tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti kishte shkuar i plagosur në Qendrën Klinike Emergjentë të Kosovës, meqë kishte tentuar ta vriste vetën ku pas kësaj edhe ka ndërruar jetë.
Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Një person është plagosur pra ka tentuar të vetëvritet dhe kur ka shkuar në kujdesin e qendrës emergjente ka ndërruar jetë”.
Rasti për këtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj. Inicialet janë Q.S viti i lindjes 1998.
Qyqalla vlerëson se nga informata që i ka deri më tani, kjo vlerësohet si vetëvrasje./Lajmi.net