Dënohet me burg nëna që vrau të birin 8-vjeçar, i cili ia kishte zbuluar aferën e dashurisë

Një nënë në Itali, e cila kishte vrarë të birin tetëvjeçar, pasi që ky i fundit e kishte zbuluar se ajo kishte një aferë dashurie me gjyshin e tij, është dënuar sot me 30 vjet burg.

Veronica Panarello, e mbyti të birin Loris Stivla me kabull elektrike dhe më pas trupin e tij e hodhi në një grykë të thellë të largët në Santa Corce, Sicili, transmeton Express.

Ajo kishte gënjyer se i biri i saj ishte rrëmbyer, duke i thënë policisë se të birin e kishte dërguar në shkollë dhe se më pas ai ishte zhdukur derisa ajo ishte kthyer për ta marrë.

Por, sot gjykata e ka shpallur të fajshme për vrasjen e djaloshit dhe fshehjen e turpit të tij./Express/