E mërkurë, 19 Tetor 2016 – Sakte.net
Kryeministri Isa Mustafa nuk e ka komentuar debatin mes Kosovës dhe Shqipërisë që erdhi pas vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Serbi.
Ai në Konventën e industrisë së drurit që u mbajt sot në Prishtinë tha se vlerëson rezultatet shumë të mira sa i përket avancimit të bashkëpunimit me Shqipërinë.
“Të gjitha marrëveshjet po punohet që të zbatohen. Natyrisht se nuk arrijmë në asnjë moment që ne ta kemi një situatë ideale si çdo gjë që është shkruar të zbatohet me kohë, por ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin, marrëveshjet dhe me implementimin e tyre dhe nuk shoh asnjë arsye që deri tash të krijojmë ndonjë ambient të diskutimeve për çështjet të cilat në mënyrë shumë normale ne mund t`i diskutojmë bashkërisht, ka thënë ai.