Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë therur me thikë tre persona tjerë.
Viktimat e sulmit që ndodhi në rrugën “Ahmet Selaci” të enjten, janë dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
© KOHA.