Kapoja jepte urdhra nga burgu i Tiranës, shkatërrohet banda e prostitucionit

Një bandë prostitucioni që shfrytëzonte vajza në Firence të Italisë është shkatërruar pas një viti hetimesh.

Operacioni i përbashkët me policinë italiane është finalizuar sot, ndërsa  nën mbrojtjen e policisë italiane janë marrë 15 vajza shqiptare të cilat shfrytëzoheshin nga bashkëkombësit e tyre. 10 shqiptarët përfunduan në pranga, ndërsa hetimet zbuluan se urdhrat vinin nga një telefon shqiptar që një herë në dy ditë telefononte shqiptarët që ishin në Itali.

Kështu, nëpërmjet përgjimeve, hetuesit italianë kanë mundur të identifikojnë kreun e organizatës që rezulton një 37-vjeçar shqiptar, i cili ndodhet në paraburgim në Tiranë i akuzuar për tentativë vrasje.

Banda e prostitucionit menaxhonte dy rrugë në periferinë e qytetit të Firenzes, përkatësisht rrugën “Forlanini” dhe “Pellas”, ndërsa kur vajzat dilnin për të gjetur klientë, ruheshin nga shqiptarët. Pas gjetjes së klientit, ato shkonin në apartamentet që dispononte grupi i trafikantëve, apartamente këto që shqiptarët i kishin marrë me qira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme