Policia sekuestron tri armë e 200 fishekë në Prizren

Me datën 14 mars, një qytetar nga fshati Caparc, Komuna e Prizrenit, dyshohet ta ketë kanosur një bashkëvendës të tij.

Ndërkaq, dje, me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit e me urdhëresë të Gjykatës Themelore, është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri armë: një kallashnikov me numër serik 033669-86, një pistoletë ‘Bereta’ me numër serik V33325, një pistoletë ‘SIG SAUER’ me numër serik U523983 dhe 199 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thotë Policia e Kosovës.

Pas intervistës, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme