L.Rr, i lindur në vitin 1994, ka mbetur i plagosur sot në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor përderisa gjuajtja ka ndodhur me armë zjarri.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës tha se policia po merret me rastin përderisa nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar.
“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informacionin për gjuajtje me armë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Njësitet policore menjehere kane dale ne vend ngjarje ku kane konstatuar se behet fjale per plagosje me arme zjarri. I plagosur eshte L.Rr 1994 i njejti eshte derguar per trajtim mjekesor ne QKUK ndekohe qe njesitet policore po meren me rastin”, tha Ahmeti.
Motivet që çuan deri te ky incident ende nuk dihen.