Policia e Kosovës po e kërkon një person të kombësisë serbe i cili dyshohet për degradim të integritetit seksual të një vajze të mitur, gjithashtu serbe
Përmes raportit të rregullt ditor, Policia ka bërë të ditur që ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:00 në Zubin Potok.
“Zubin Potok 18.03.2018 – 22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Serb, ka degraduar integritetin seksual të viktimës femër K/Serbe, e moshës së mitur. Njësia policore është në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raport.
Degradimi i integritetit seksual përkufizohet me shtytjen e një personi ndaj viktimës për të ekspozuar pjesët intime të trupit apo për të kryer ndonjë akt tjetër seksual.