32 vjecarja L.M nga Gjakova një ditë pais kishte lindur në spitalin rajonal të Gjakovës ishte kthyer në shtëpi pa foshnjën e saj njëditëshe, rpaorton Periskopi.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:40, pasi nëna e të dyshuarës 32 vjecare, GJ.C kishte raportuar rastin në polici.
“Me datën 22.03.2018 në orën 15:40 në stacionin policor në Gjakovë ankuesja Gj. C. ka raportuar se vajza e saj ka qenë në lindje në spitalin rajonal të Gjakovës dhe e njëjta është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur. Policia menjëherë e ka shoqëruar të dyshuarën – nënën e foshnjës L. M., 32 vjeçare, kosovare/ REA dhe ajo ka deklaruar se e ka lënë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë”, bën të ditur policia.
Pasi kishin arrestuar të dyshuarën, policia ka kërkuar që e njëjta të tregoj vendin ku e ka hedhur foshnjën.
“Policia menjëherë së bashku me të dyshuarën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjën A. M., e gjinisë femërore e lindur një ditë më parë, ku ekipi mjekësor në vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa e dyshuara mbahet në ndalim policor. Rasti po hetohet nga hetimet rajonale në Gjakovë.