Temperaturat në Kuvajt kanë arritur deri në 54 gradë celsius gjatë kësaj jave, duke e bërë ditën e enjte, ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në botë, transmeton koha.net.
Temperatura rekorde është regjistruar në Mitribah të Kuvajtit të enjten.
Ndërsa dje Iraku ishte i nxehtë gati sa planeti Merkuri, 53.9 gradë celsius, transmeton koha.net.
Analisti i motit Nagham Mohammed pret që temperatura të mbërrijë afër 49 gradë celsius në Basra në ditët e ardhshme, ndërsa në Baghdad deri në 45 gradë celsius.
Historiani i motit, Christopher C. Burt thotë se kjo temperaturë e regjistruar në Kuvajt është “temperatura më e nxehtë e regjistruar nganjëherë në tokë”.
Të mërkurën temperaturat në Baghdad ka mbërritur deri në 51 gradë celsius, ndërsa 53C në Basra.