Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në një shtëpi në Krajk të Prizrenit dhe ka sekuestruar tri armë.
Këto janë llojet e armëve:
një pushkë gjahu e llojit dhe kalibrit të panjohur me numër serik K-16429;
një pistoletë modeli “Zoraki “ M-906 me numër serik 016701
një elektroshok i llojit “Police” me fuqi 360000 W i prodhimit gjerman.
Pas sekuestrimit të armëve, i dyshuari është intervistuar ndërkaq, provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.
© KOHA.