Taksa për ‘Rrugën e Kombit’, deputeti i PD: Ju tregoj ku shkojnë paratë e shqiptarëve

Përmes një statusi në Facebook, deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi sipas tij në 3 muajt e fundit janë rritur taksat.

Duke marrë shkas edhe nga vendosja e taksës për ‘Rrugën e Kombit’, Paloka thotë se rritja e taksave nuk shkon për investime publike, por shkojnë në xhepin e Rames nëpërmjet PPP me të cilat ai ushqen oligarkët e tij.

Statusi i plotë:

“Vetëm ne tre muaj ; takse e re mbi shtepite tona, rritje me 50% te cmimit te ujit, pagese per te parkuar makinen edhe prane shtepise, 10 euro per te kaluar ne rrugen e ndertuar po me taksat tona, biznesit te vogel i fut tvsh…A nuk mjaftonin taksat qe rriti kater vitet e para, po rritja e cmimit te energjise…?

Po ku shkojne keto para qe na merren per dite nga xhepat ? Jane plot 2 miliard euro me shume qe merren cdo vit nga xhepat tane, qe kur Rama eshte bere kryeminister. Ku shkojne?
A kthehen ne investime publike?

Asnje kilometer rruge, asnje shkolle e re, asnje spital, ambulance e as autoambulance e re madje, asnje ujsjelles apo investim i ri qe te pakten te kete uje me shume. Asgje, absolutisht asgje.
Po ku shkojne keto para? Mos valle per te ndihmuar te pamundurit?

Gati 30 mije familje u perjashtuan nga kjo qeveri prej ndihmes ekonomike pa llogaritur ata qe ju eshte hequr pensioni i invaliditetit edhe kur jane pa duar e kembe…
Mos mblidhen qe te perdoren per raste fatkeqesie?

Shkodra e permbytur dhe jo vetem, eshte pergjigja edhe per kete pyetje. Nuk e vendos Rama gjendjen e jashtzakonshme vetem sepse keshtu do ishte i detyruar me ligj te paguante demshperblime edhe pse eshte ai shkaktari direkt i permbytjes se Shkodres.
Po ku shkojne parate tona? Mbase per te ulur borxhin ?
Borxhi ka arritur mbi 83% dhe shteti eshte ne prag falimentimi

Po ku shkojne pra? Pse na marrin perdite e me shume…?
Shkojne vetem ne nje vend; ne xhepin e Edvin Rames nepermjet PPP me te cilat ai ushqen oligarket e tij, te cilet pastaj dergojne parate nga xhepat tane ne ate te Rames.

E ne fund , nga gjithe keto para qe vjedh e vjedh nga xhepat tane, nxjerr dhe ato 2 mije lekshat me te cilat paguan per te blere votat ne zgjedhje.
Po duket se shprehja “Cdo popull meriton qeverine qe ka” per ne eshte me se e vertete…”
hytn

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme