SHBA, 836 qytete marshojnë njëherësh kundër armëve: kurrë kaq shumë që nga Vietnami

isma u promovua nga një grup studentësh të shkollës së mesme në Florida ku 17 student u vranë me armë automatike nga një ish-student më 14 shkurt. Më shumë se tetëqind manifestime në të gjithë vendin dhe mbi njëqind në botë

 24 Mars 2018- Më shumë se 800,000 njerëz marshuan në Uashington, sipas organizatorëve, dhe qindra mijëra në 836 qytetet e tjera të Shteteve të Bashkuara, në marshimin e organizuar kundër masakrës së shkollës së Parkland në Florida, ku në 14 shkurt, humbën jetën në 17 nxënës. Për të gjetur një mobilizim të njëjtë të të rinjve, sipas Associated Press, duhet të kthehemi gati pesëdhjetë vjet pas, gjatë luftës së Vietnamit.

Studentë, mësues, prindër dhe të rinjtë që i mbijetuan masakrave në shkollat që kanë tronditur Amerikën në vitet e fundit, kanë përshkruar “Pensilvania Avenue” në Uashington, në marshimin kryesor të ditës së protestës, të përfunduar para Shtëpisë së Bardhë.

Ngjarja është përgatitur për disa javë nga ata që besojnë se Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk kanë bërë mjaftueshëm për të kufizuar përhapjen e armëve dhe për të ndaluar masakrat; në këtë mënyrë vendosën të dilnin në rrugë kundër Shoqatës së Kombëtare të Armëve, lobit më të madh të armëve në SHBA.

Qëllimi kryesor i manifestimit është të arrijë (nga Kongresi amerikan) ligje më të rrepta për shitjen e armëve, veçanërisht ato automatike, me qëllim që të frenohen masakrat që me saktësi makabre përsëriten në shkolla në të gjithë vendin. “Gjyshi im kishte një ëndërr – tha mbesa e Martin Luther King, 9 vjeçe, nga podiumi në Uashington – dhe unë gjithashtu kam një ëndërr: një botë pa armë”

Por momenti më prekës i ngjarjes ishte kur Emma Gonzales, një e mbijetuar e masakrës së shkollës Parkland në Florida, i kërkoi turmës së madhe që e dëgjonte, të rrinin në heshtje për 6 minuta 20 sekonda, koha mes të shtënë së parë dhe të fundit në Shkollën e Lartë Marjori Stoneman Douglas në Florida

Manifestime u zhvilluan në të gjithë SHBA: mbi 700 marshime të lidhura me Shtetet e Bashkuara: nga Uashingtoni në Nju Jork, nga San Francisko në Los Anxhelos, duke kaluar nëpër Seattle. Më shumë se njëqind ata ‘binjakëzuar’ në pjesën tjetër të botës.

 

Iniciativa ka fituar mbështetjen e shumë të famshmëve të Hollivudit. Në radhën e parë Oprah Winfrey, Justin Bieber, Steven Spielberg dhe çifti George dhe Amal Clooney të cilët gjithashtu financuan fort organizatën, duke dhuruar 500 mijë dollarë.

” Më keni bërë përsëri krenar për vendin tim”: shkroi aktorin në një letër për studentët e shkollës së mesme të Parkland të botuar në edicionin amerikan të Guardian.

Iniciativa u mbështet gjithashtu nga ish-presidenti Barak Obama: i cili në një mesazh në twiteer donte të shprehte mirënjohjen dhe mbështetjen e tij dhe gruas Michelle.

Nga Ariana Grande tek Paul McCartney, yjet në marshim kundër armëve

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme