Në fshatin Përlepnicë të Gjilanit gjatë ditës së djeshme pas një mosmarrëveshje në mes të disa personave, i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri, ku si pasojë ka plagosur tre meshkuj.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar shtatë gëzhoja të kalibrit 7.65mm, një predhë, një pistoletë, disa mjete të forta të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast.
Viktima mashkull është në tretman mjekësor në spitalin rajonal–Gjilan. Me vendimin e Prokurorit katër persona e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, prej tyre dy të plagosur me armë zjarri janë në mbikëqyrje të policisë, në spitalin rajonal – Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar jeta e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
© KOHA