Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me rastin e 23 tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, dërgoi urime tek qytetarët e Maqedonisë.
“Saktësisht para 123 viteve u hodhën themelet e luftës të organizuar të Maqedonisë për lirinë dhe atdheun. Kjo shkëndijë gati një shekull të tërë e ka zhvilluar luftën e popullit të Maqedonisë nga epopeja e Ilindenit përmes Luftës Çlirimtare deri në 8 shtator. Ideja e organizatës revolucionare ka zgjuar dhe mbajtur dëshirën për një vend të lirë dhe të pavarur, Maqedoni”, thuhet në urimin e Gruevskit.