Përmes një kumtese për medie, Ministria e Diasporës fton qytetarët e Kosovës që sonte të përkujtojnë bashkatdhetarët tanë të rënë në sulmin e Munihut, Sabina Sula, Dijamant Zabergja dhe Armela Segashi, por edhe të gjitha viktimat e sulmit kriminal në Munih, transmeton Koha.net .
Përkujtimi i tyre do të bëhet përmes ndezjes së qirinjve.
Ndezja e qirinjve do të bëhet nga ora 20:30 në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë .