E martë, 25 Tetor 2016 – Sakte.net
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i nisur vite më parë, ka parë progres por edhe regres nga të dyja palët.
Në këtë kuadër, janë arritur disa marrëveshje mes dy shteteve, por që nuk kanë gjetur pothuajse asnjëherë zbatim të plotë në terren.
Mediat në Serbi thonë se ky dialog e ka afruar vendin e tyre drejt integrimeve evropiane, ndonëse e pranojnë se detyrat më të vështira, Serbia do t’i ketë me kapitullin e 35-ë.
Gazeta “Blic” e Serbisë shkruan se megjithatë, detyrat më të vështira që derivojnë nga kapitulli i 35-ë, Serbia nuk do të jetë e obliguar t’i plotësojë menjëherë, por duhet ta ketë parasysh që janë kushte që për asnjë moment nuk guxon “t’i heq nga mendja”, transmeton Koha.net.
Aq më tepër sepse përmbushja e këtyre kushteve të ndërlidhura me Kosovën janë “gurë në këpucë”.
Gazeta “Blic” ka publikuar kërkesat teknike që dalin nga Kapitulli i 35-ë, e të cilat Serbia duhet t’i plotësojë. Shumica prej tyre deri më sot nuk janë plotësuar, e shumë të tjera mbesin të pakapërdishme për Serbinë.
1. Asociacioni i komunave serbe (AKS)
2. Energjia
3. Telekomunikacioni
4. Zgjedhjet
5. Policia
6. Gjyqësori
7. Mbrojtja Civile
8. Zyrtarët ndërlidhës
9. Dogana
10. Liria e lëvizjes
11. Bashkëpunimi regjional
12. Njohja e diplomave universitare
13. Bashkëpunimi me EULEX-in