Kryeministrja e Serbisë do të marrë pjesë në një darkë bashkë me Haradinajn në Shkup

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, do të marrë pjesë në një darkë në Shkup të organizuar nga Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ku do të jetë i pranishëm edhe shefi i qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Mediat serbe shkruajnë që kanë marrë konfirmim që Brnabic nuk do ta bojkotojë darkën dhe do të marrë pjesë në të pavarësisht pranisë së kryeministrit kosovar. Aty do të jenë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi e Bosnjës.

Kryeministrat e vendeve të rajonit po qëndrojnë në Shkup me rastin e Samitit Digjital të Shkupit që do të mbahet nesër.
Javën e kaluar, Bashkimi Europian bëri të ditur që në këtë darkë joformale do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, e cila gjendet në Ballkan në Shqipëri pasi KE’ja dhe rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme