Gjilani fiton grant 205 mijë euro nga DEMOS, do të ndërtohet “Rruga e Kumanovës”

Komuna e Gjilanit, si rezultat i punës së mirë në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale për vitin 2016, është shpërblyer nga organizata zvicerane DEMOS me grant në vlerë prej 205 mijë euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë grant dhe ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë.

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS shpërnblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me  participimin Komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës”, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove. Faleminderit edhe koordinatorit të SMPK dhe zyrtarëve komunal për performancë për punën e mirë që e kanë bërë”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në Gjilan udhëhiqet nga Ibrahim Ademi dhe së bashku me 12 zyrtarët tjerë të Komunës për çdo vit raportojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për planifikimin dhe realizimin vjetor. ​

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme