E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
“Ne vazhdojmë të besojmë në pafajësinë e luftëtarëve dhe në luftën e drejtë të UҪK-së
Partia Demokratike e Kosovës ka regauar pas vendimit të Gjykatës Themelore për rastin “Drenica II”.
Në deklaratën e PDK-së thuhet se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe që ka respektuar çdo normë ndërkombëtare. “Rasti i fundit tregon një shpërfaqje të re të një ҁasje të tillë ku jo vetëm denimi, por edhe i tërë procesi ishte një tendencë e mohimit të vlerave tona sublime dhe denimit të figurava të larta edhe në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës”- deklaron PDK
Partia Demokratike i cilëson këto vendime jo të drejta ku sipas tyre haptazi vërehet tendenca e inkriminimit të luftës së drejtë të UҪK-së dhe e krijimit të baraspeshës në mes luftës së drejtë të UҪK-së dhe agresionit të Serbisë. “Shqetësim edhe më i madh për ne është se janë denuar pa të drejtë, duke u cenuar edhe vetë sistemi i drejtësisë dhe nocioni drejtësi për qytetarin tonë.”- thuhet në deklaratë.
Gjithashtu PDK deklaron se ka qëndrim të qartë për drejtësinë si sistem i pavarur, profesional dhe i pa anshëm, por në ҁdo rast të cenimit të këtij parimi, si në këtë radhë, fton instituiconet relavante vendore dhe ndërkombëtare që të veprojnë sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare në ҁdo rast dhe të korrektojë ҁdo padrejtësi që është vërejtur gjatë këtij procesi gjyqësor, që nuk duhet të jetë pjesë e jetës juridike të një shteti demokratik. “Ne vazhdojmë të besojmë në pafajësinë e luftëtarëve dhe në luftën e drejtë të UҪK-së, si dhe kërkojmë veprime që mbrojnë imazhin e drejtësisë. Nuk do të pajtohemi me aktgjykime që kanë për bazë motive tjera jashtë drejtësisë.”- përfundon PDK/21Media